Kontakt i shpejt

Faqja jonë e internetit është një burim i vlefshëm për informacione të detajuara rreth produkteve, shërbimeve dhe projekteve të mëparshme. Shfletoni galerinë tonë të fotografive për të parë punën tonë të mëparshme.

icon_widget_image E Hene - E Shtune: 8am to 6pm icon_widget_image Nëna Tereza 303( 100m perpara Raiffeisen Bank ), Fushë Kosovë, Kosovo icon_widget_image +383 45 607 008
foto

Blog

Jetëgjatësia e laminatit

Laminati mesatarisht ka jetëgjatësi 15-25 vite.👴 Jetëgjatësia e saktë varet nga kualiteti i laminatit, mirëmbajtja dhe mënyra përdorimit përgjatë viteve. Ka raste kur laminati qëndron edhe pas 25 viteve. Në anën tjetër, ka më shumë raste kur nuk zgjat as 10 vite.📛 Atëherë, si ta identifikoni se ka ardhur koha ta ndërroni laminatin?⏳️ Janë disa pika që e qartësojnë këtë gjë: 1️⃣ Tejpërdorimi.🏚 Laminati prodhohet që ti rezistojë ecjes mbi të, por me kalimin e kohës mund të grumbullohen gërvishtje dhe prerje, sidomos në zonat ku laminati shkelet më shumë.🐾 Nëse gërvishtjet janë të mëdha sa që nuk mbulohen nga një ngjyrë qiriu,🖍 është koha për ndryshime. 2️⃣ Dëmtimi nga uji.💧 Me zhvillimin e teknologjisë, laminati është gjithmonë e më rezistent ndaj ujit.🚱 Megjithatë, mund të ndodhin dëmtime nga lagështia ose uji, si psh fryrja e laminatit ose ndarja e pjesëve të laminatit. Në këto raste, zgjidhja më e mirë është ndërrimi para se të ndodhin dëmtime më të mëdha strukturore.🔂 3️⃣ Zbehja e ngjyrës.🎨 Nëse laminati me kalimin e kohës e humb ngjyrën e vet, sidomos në hapësirat me ekspozim direkt në diell,☀️ mund të filloni të kërkoni një model të ri. Ngjyra e zbehur e dyshemesë mund të ketë ndikim të madh negativ në aspektin estetik. 4️⃣ Ndarja e pjesëve nga njëra-tjetra. Me kalimin e kohës shtresat e laminatit mund të ndahen nga njëra-tjetra dhe të deformohen ose ndahen, duke shkaktuar sipërfaqe jo të rrafshët, me rrezik rrëzimi. Përveç ujit, shkak për këtë mund të jetë edhe instalimi i dobët i laminatit.👷‍♂️🚧 5️⃣ Moda. Trendet në interior dhe dekorime të shtëpisë evulojnë vazhdimisht. Diçka që ka qenë në modë para 15 viteve mund të mos duket bukur sot. Edhe ndërrimi i stilit është një pikë që duhet të konsiderohet për ndërrim të laminatit.🤔 Cilado qoftë arsyeja e ndërrimit, Eden ju qëndron pranë për të identifikuar një zgjedhje të re, ekonomike dhe të favorshme. 📕

Eden Flooring
Laminat